Tragjike: Gjendet e vdekur një vajzë në skaj të rrugës Ferizaj – Babush

Aktuale

Tragjike: Gjendet e vdekur një vajzë në skaj të rrugës Ferizaj – Babush

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:07 Përditësuar në ora: 00:33 më 22.02.2024
Foto ilustrim

“Dyshohet se mund të jetë aksident” – Komandanti i Policisë jep detaje të reja për vdekjen e 22 vjeçares

Komandanti i njësitit të Autosdradës, major Ismajl Fejzullahu në një intervistë nga vendi i ngjarjes ka dhënë detaje të reja rreth vdekjes së shtetases së huaj.

Sipas Fejzullahut dyshimet e para deri në këto momente janë se viktima ka vdekur nga një aksident.

“Sot dikund rreth orës 20:00, njësiti jonë patrullues ka arrit me identifiku dhe pastaj është ndal ku e ka parë një femër rreth 22 vjeçare.

Vdekjen e saj e kanë konfirumuar nga QMF në Ferizaj, gjithashtu edhe Prokuroria ka dal në vend të ngjarjes, janë duke u zhvilluar të gjitha hetimet e rrethanat se si është gjet këtu edhe pasojat. Dyshohet se mund të jetë aksident, por hetimet po vazhdojnë”, ka njoftuar majori i Policisë.

Vajza e vdekur në autostradë u gjet nga patrulla e Policisë, detaje të reja nga rasti tragjik

Pak më parë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur sonte në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në dalje të fshatit Babush, ku në skaj të rrugës është gjetur pa shenja jete një vajzë.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovë, të cilët bën të ditur se viktima është shtetase e huaj.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person  të shtrirë   në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion.

Viktima që u gjet e vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova” është 23-vjeçe nga Ukraina

Janë zbuluar detaje të reja për vajzën që u gjet sonte pa shenja jete në auostradën “Arbër Xhaferi”.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, Olena Kozii e moshës 23-vjeçe.

Policia e ka konfirmuar se e reja u gjet sonte rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”.

Rasti tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete

U raportua pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur sonte në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në dalje të fshatit Babush, ku në skaj të rrugës është gjetur pa shenja jete një vajzë.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme bashkë me njësitet tjera përkatëse.

Siç merret vesh viktima që u gjet e vdekur është Olena Kozii (shtetase e huaj), e moshës rreth 21-vjeçare.

Në bazë të informacioneve të para, afër trupit nuk është gjetur diçka e dyshimtë por që akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat