Pas takimit, flet guvernatori i BQK-së – tregon çka u diskutua në Bruksel

Aktuale

Pas takimit, flet guvernatori i BQK-së – tregon çka u diskutua në Bruksel

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 07:21 Përditësuar në ora: 16:17 më 27.02.2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili

Lajçak deklarohet pas takimeve për dinarin: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje, do të nevojiten takime shtesë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar për takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit.

Lajçak theksoi se takimi i sotëm ishte një hap i parë i rëndëishëm, por thotë se do të nevojiten takime shtesë.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, shkroi Lajçak.

Guvernatori i BQK-së: Në Bruksel diskutuam për modalitetet e financimit nga Serbia

Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë takimit janë diskutuar modalitetet teknike se si mundet të vazhdojë financimi nga Serbia, përmes kanaleve ligjore dhe transparente në llogari bankare të përfituesve në euro, bazuar në propozim e BQK-së dërguar te Banka Popullore e Serbisë”.

“Nuk ka asgjë tjetër dhe as nuk kemi pranuar diskutime tjera”, ka thënë Ismaili.

“Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi i saj nuk vihet në diskutim. Mundësi ligjore ka për transfer legal. Nëse gjithmonë Serbia ka gatishmëri t’i shfrytëzojë ato", është shprehur ai.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia.

Para takimit të përbashkët, Lajçak u takua më herët gjatë 27 shkurtit me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas, emisari evropian u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Kosova nuk ka dashur që në takimet në Bruksel të dërgojë nivel politik sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja./REL

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, shkruan Rel, transmeton KosovaPress.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia.

Para takimit të përbashkët, Lajçak u takua më herët gjatë 27 shkurtit me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas, emisari evropian u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Kosova nuk ka dashur që në takimet në Bruksel të dërgojë nivel politik sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja.

Lajçak takon ndaras delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel kanë përfunduar takimet e ndara mes emisarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Lajçak ka zhvilluar takime të ndara me delegacionin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe me delegacionit serb i udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Pas përfundimit të takimeve dypalëshe të Lajçakut me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, mbetet të shihet nëse do të ketë një takim trepalësh, raporton REL

Kosova nuk ka dashur që në këtë takim të dërgojë nivel politik sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Nis takimi mes Lajçakut dhe delegacionit serb në Bruksel

Ka nisur takimi në Bruksel mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe delegacionit serb i udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Pas takimit me delegacionin serb, Lajçak pritet të takohet me delegacionin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për qarkullimin e valutave do të jenë temë kryesore  e takimeve.

Ende nuk ka konfirmim nëse do ketë gatishmëri të palëve për takim trepalësh.

Sot në Bruksel mbahet takimi për çështjen e dinarit serb

Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit për çështjen e përdorimit të dinarit serb në vend.

Sipas tyre, takimi i sotëm i dialogut, në Bruksel, do ta ketë në fokus vetëm një temë,përdorimin e dinarit në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë të hënen se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se takimi do të zhvillohet në "formatin e zakonshëm të dialogut".

Media merr vesh se në takimin për dinarin nga pala kosovare do të jetë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro).

Nga BQK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e Brukselit.

“Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në një përgjigje për media. BQK bënë të ditur se do të ketë takime bilaterale dhe trilaterale sipas nevojës.

Ndryshe takimi në Bruksel është konfirmuar edhe nga Serbia, ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat