​Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e Shqipërisë, Osmani takon Ramën

Aktuale

​Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e Shqipërisë, Osmani takon Ramën

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 21:39
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se kishte diskutime dhe koordinim në të mirë të të dyja vendeve.

“Sot në Tiranë në takim me kryeministrin Rama. Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e të Shqipërisë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot në Tiranë u mbajt Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, në të cilën mori pjesë edhe presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat