Pas fjalimit rrëqethës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues nga vendet partnere.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani tha se Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleat në krah të saj.
“E lumtur të takohem me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar për rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, ka shkruar presidentja.
Delighted to meet representatives from partner countries after the UNSC meeting today.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 23, 2024
A great opportunity to celebrate 🇽🇰’s continuous strides and to discuss our unwavering path towards Euro-Atlantic institutions.
🇽🇰 is proud to have so many friends and allies by its side! pic.twitter.com/R0WF4Ig0oJ
Vjosa Osmani shkoi në Amerikë bashkë me katër heroinat e Kosovës, Vasfije Krasniqin, Fahrije Hotin, Shyhrete Tairin dhe Elhame Muqollin, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Aty, e para e vendit, teksa prapa saj uleshin heroinat, ishte e ashpër me Vuçiqin, të cilit ia përmendi masakrat e kryera në Kosovë përgjatë luftës së fundit.