Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një shkrimi në facebook, ka bërë disa pyetje për opozitën, e cila sipas tij, nuk ka qëndrim sa i përket kërkesave të Vuçiqit drejtuar Kosovës, e në veçanti, kërkesës për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme.
Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?, pyet Bajqinovci.
Postimi i plotë:
A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?
Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.
Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?
Besoj ka nevojë për transparencë në qëndrimet politike ndaj planifikimeve të Serbisë, që tentojnë t’a cënojnë sovranitetin e Kosovës.