Ja si sulmon dhe mbron ushtria, FSK përfundon me sukses taktikat “LFX” dhe “Fortuna 4”

Aktuale

Ja si sulmon dhe mbron ushtria, FSK përfundon me sukses taktikat “LFX” dhe “Fortuna 4”

Më: 30 prill 2024 Në ora: 07:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komanda e Forcave Tokësore e Ushtrisë së Kosovës përfundoi me sukses stërvitjet fushore “LFX” dhe “Fortuna 4”.

Përmes një njoftim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thekson se këto stërvitje janë ndërmarrë në kuadër të planit dhe parapërgatitjeve për validim të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, me qëllim trajnimin e skuadrave në nivel T2-T3, për të zhvilluar performancën taktike në nivel togu dhe kompanie.

Media ndoqi nga afër këto manovra stërvitore, të zhvilluara me municion real. Koloneli Valdet Berisha, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Komandës së Forcave Tokësore, na tregoi se “secili pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës edukohet, stërvitet dhe disiplinohet, edhe në aspektin kombëtar, se si do t’i shërbehet vendit në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Doktrina ushtarake e marrë si shembull është ajo amerikane dhe standardet e NATO-s. Në fushë janë testuar aftësitë e betejës si reagimi në kontakt me municion real, shkëputje të kontaktit dhe krahmarrje. 

Misioni i të gjithë anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është që të aftësohen dhe të qëndrojnë gati për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Nga ajo që vëzhgoi ekipi unë gjatë këtyre stërvitjeve binte në sy morali i ushtarëve të Kosovës, i cili ishte i lartë, duke shkuar deri në qiell kur trupat kujtonin të kaluarën e lavdishme të njerëzve që dhanë gjithçka për Kosovën Republikë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në planin 10-vjeçar të tranzicionit për ta kthyer në Forcë të Armatosur, plan i cili përfundon në vitin 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat