​Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Aktuale

​Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:34
Pamje nga homazhet

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe nënkryetaren, Saranda Bogujevci kanë bërë homazhe në përkujtim të ish-deputetit, Ali Lajçi.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës po bëhen homazhe dhe po ngushëllohet familja Lajçi. Ish-kryetari i Pejës, Lajçi vdiq dy ditë më parë. Lajçi ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. 

Në hollin e Kuvendit të Kosovës bëhen homazhe deri në orën 12:00.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të jetë në orën 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës. Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat