Politikani shqiptar në Gjermani tregon se çka e këshilloi Scholz, Kurtin për Asociacionin

Aktuale

Politikani shqiptar në Gjermani tregon se çka e këshilloi Scholz, Kurtin për Asociacionin

Më: 1 maj 2024 Në ora: 00:19
Deli Balidemaj

Politikani shqiptar në Gjermani, Deli Balidemaj, ka folur për bisedën që kryeministri Albin Kurti e ka pasur me kancelarin gjerman Olaf Scholz para pak ditësh.

“Kryeministri Kurti ishte më herët në vizitë në Gjermani, gjithashtu pati edhe para dy ditëve një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Sipas informatave të cilat i kam unë, kancelari Scholz theksoi mbështetjen e qeverisë federale për integrimin evropian të Kosovës si dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkësia Evropiane ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Balidemaj.

“E gjithashtu, thirri edhe njëherë, bëri ftesë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”.

“Kancelari Scholz përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit”.

“Çka duhet të theksohet është se ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë që duhet të bëjë qeveria e Kosovës në drejtim të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Balidemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat