Ambasada italiane përgëzon qeverinë Kurti për këtë vendim

Aktuale

Ambasada italiane përgëzon qeverinë Kurti për këtë vendim

Më: 10 maj 2024 Në ora: 13:39
Ambasada italiane

Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit.

Kjo ambasadë me anë të postimi në llogarinë në platformën X, thotë se mbështesin iniciativat e tilla që nxin integrim më të madh.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit”.

“Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”.

Ministria e Brendshme e Kosovws ka njoftuar se nga sot, 10 maj nis procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentë shoferë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat