Berisha: VV ka filluar reprizën me premtimet e saj të dështuara, po përdor video për denigrim

Aktuale

Berisha: VV ka filluar reprizën me premtimet e saj të dështuara, po përdor video për denigrim

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 08:07
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se partia në pushtet, Vetëvendosje, ka filluar me reprizën e të gjitha premtimeve që ka dhënë e që nuk i ka realizuar.

‘’VV ka filluar reprizën e të gjitha premtimeve që nuk i ka përmbajtur me forma dhe mjete të ndryshme të propagandës siç janë videot dhe qytetarëve po ju ofron sërish kritikat dhe vërejtjet për të kaluarën e Kosovës që nga liria e deri në kohën kur kanë ardhë këta në pushtet pa ofruar asgjë për të ardhmen’’, tha ai.

Berisha, potencon se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në vend që nga ardhja e VV-së në pushtet.

‘’Asnjë përparim e ndryshim s’ka ndodhur që kur kanë ardhë në pushtet qoftë në aspektin social e tjera sektorë. S’ka as investime as asgjë’’, shprehet ai.

Deputeti i PDK-së, shton se propaganda e VV-së është përmes videove dhe denigrimeve, duke rikujtuar se ky subjekt ka qenë edhe kundër pavarësisë.

‘’Propaganda e tyre është përmes videove dhe denigrimeve që kanë qenë edhe kundër pavarësisë. Kauza e gënjeshtra që e kanë bërë bajrak pjesën veriore ku për shkak të veprimeve të qeverisë u sanksionuam nga BE’’, tha deputeti Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat