Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë – jep paralajmërimin e keq për kryesit e këtij akti!

Aktuale

Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë – jep paralajmërimin e keq për kryesit e këtij akti!

Nga: M.H. Më: 12 maj 2024 Në ora: 20:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e PK-së ku mbeti i plagosur gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në Klinë.

Sveçla e përgëzoi Januizin për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij, përcjell “Bota sot”.

Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë”, shkroi ndër tjera ai.

Postimi i plotë

Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi, sot vizituam Januz Veselaj, pjesëtarin e Policisë së Kosovës i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit.

E përgëzova Januzin për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij. Përkundër që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar u gëzova që rikuperimi po vijon shumë mirë.

Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat