Çështja e dinarit diskutohet të mërkurën në Bruksel

Aktuale

Çështja e dinarit diskutohet të mërkurën në Bruksel

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:59
Pamje nga dialogu në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia do të takohen për t’i vazhduar bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Stano përmes konferencës për media ka thënë se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.

“Lajçaku ka ftuar palët nga dyja anët të vazhdojnë diskutimet. Do të takohen të mërkurën në Bruksel, do të vazhdojmë diskutimet për të gjetur zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme, të prekur nga vendimi i BQK-së. BE-ja pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet e gatishmëri për të arritur kompromis. Shpresoj që palët të sillen në frymë evropiane e të arrijnë në kompromis. Nuk varët çfarë duam, por gatishmërinë e dyja palëve për të arritur kompromis”, ka thënë Stano.

Kosova dhe Serbia kanë këmbyer akuza për dështimin që deri më tani të arrihet një zgjidhje në dialogun në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat