Patriarkut të Kishёs Ortodokse Serbe i ndalohet vizita në Kosovë, MPJD jep detajet

Aktuale

Patriarkut të Kishёs Ortodokse Serbe i ndalohet vizita në Kosovë, MPJD jep detajet

Më: 13 maj 2024 Në ora: 17:08
Patriarku i Kishёs Ortodokse Serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Patriarkut të Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie,  i ka refuzuar kërkesën për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

Siç thonë nga kjo ministri, kështu do të ndodhë deri atëherë kur Serbia më nuk shkel marrëveshjen e Brukselit, e cila mes tjerash parasheh lejimin e vizitave të ndërsjella.

“Lidhur me kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës më 16.05.2024, ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar këtë kërkesë.

Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat