Hoxhaj, Kulebës: Po flirton me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia

Aktuale

Hoxhaj, Kulebës: Po flirton me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia

Më: 13 maj 2024 Në ora: 18:21
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.

Ai, përmes rrjetit social X,  ka thënë se Ukraina po mbanë raporte me Serbinë që është e udhëhequr nga Rusia.

“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia.

Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet”, ky është reagimi i Hoxhajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat