Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 15 maj Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Ky takim nuk është i pari, edhe sa takime janë mbajtuar para këtij dhe të gjitha kanë dështuar, duke mos u arrituar asnjë marrëveshje mes palëve.
Analisti Rron Gjionvci ka reagur ndaj këtij vendimi, duke ironizuar se këtë herë do të arrihet një marrëveshje e Kosova pranohet në KiE.
Sipas tij, mund të ndodhë edhe e kundërta, “ose Albini e refuzon e kallë lojën krejt”.
“Me 15 maj qenka thirrë një takim për dinarin. Këtu arrihet një marrëveshje dhe Kosova hin në Këshill të Evropës. Ose Albini e refuzon e kallë lojën krejt”, shkruan ai.