Ministria e Ekonomisë tregon cila zonë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme

Aktuale

Ministria e Ekonomisë tregon cila zonë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë ka dalë me detaje për tërmetin e sotëm që goditi Kosovën. Sipas tyre, tërmeti kishte epiqendrën në Kleçkë të Lipjanit, teksa bëhet e ditur se kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 13.05.2024 në ora 18:04:01 sipas kohës lokale, territori Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në lokacionin me koordinata gjeografike: 42.500; 20.879, 30 km në jugperëndim të Prishtinës, 10 km në lindje të Malishevës, zona Kleçkë e Komunës së Lipjanit. Thellësia hipoqendrore ishte 7 km”.

Tutje thuhet se “tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime”.

“Njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë. Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat