Si kuptohet darka e Kurtit me Krasniqin, sipas Molliqajt

Aktuale

Si kuptohet darka e Kurtit me Krasniqin, sipas Molliqajt

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:03
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

“Politika pa bindje. Angazhimi politik bëhet për bindje. Kushdo që nuk i nënshtrohet këtij parimi, është çështje kohe kur përfundon në agjendën e tjetrit. Kështu kuptohet “darka” e Albin Kurtit me Memli Krasniqin”.

Ai tha se Krasniqi duke mos pasur bindje dhe as agjendë të vetën, ka përfunduar në atë të Kurtit.

“Shto këtu edhe dëshirën, prapë jo politike, të udhëheqjes së re të PDK-së për të u sjellë krejt ndryshe nga sjellja e Kurtit si opozitar. Këtu ka vetëm një përfitues: Kurtin”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat