Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.
“Politika pa bindje. Angazhimi politik bëhet për bindje. Kushdo që nuk i nënshtrohet këtij parimi, është çështje kohe kur përfundon në agjendën e tjetrit. Kështu kuptohet “darka” e Albin Kurtit me Memli Krasniqin”.
Ai tha se Krasniqi duke mos pasur bindje dhe as agjendë të vetën, ka përfunduar në atë të Kurtit.
“Shto këtu edhe dëshirën, prapë jo politike, të udhëheqjes së re të PDK-së për të u sjellë krejt ndryshe nga sjellja e Kurtit si opozitar. Këtu ka vetëm një përfitues: Kurtin”, shkruan ai.