Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Aktuale

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Më: 14 maj 2024 Në ora: 00:06
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku se ai dhe partia e tij janë të interesuar të largojnë polarizimin dhe kthimin në krahë me aleatët euroatlantikë si dhe zhvillimin e Kosovës.

“Është mision jetësor që Kosova të jetë vend anëtar i NATO-s”, tha Abdixhiku.

Ai ka folur edhe për zhvillimin ekonomik dhe për krahasimin me Kroacinë.

“Koha po ikën. Tri vite e katër vite. S’kemi kohë. Me trendin e tanishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës, shtetit tonë do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Fëmijët e mijë do të bëhen pensionistë. Nuk kemi kohë për të pritur kaq shumë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk ka kohë për të duruar një zymtësi të tillë dhe në një mendje të çoroditur që na kthen kundër krejt asaj që kemi ndërtuar me sukses.

“Jam në terren çdo ditë me qytetarë të Kosovës. Po e shoh një rizgjim të djathtës patriotike që Kosovën e mban brenda një familjes së shëndoshë, brenda një rrugëtimi euroatlantik dhe brenda një republike të fortë”, tha Abdixhiku.

Ai foli edhe për ndikimin e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se i ka përçarë shqiptarët atje.

“Pozicioni i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme atje do të ishte më i fuqishëm. Por të kesh një kryeministër të Kosovës që merr pjesë aktivisht në ndarjen e shqiptarëve atje bashkë me pjesëtarë të tjerë të qeverisë”, tha

Kreu i LDK-së ka shtuar që partia në pushtet ka tentuar të përzihet edhe në politikën në Shqipëri e Mal të Zi, por ka dështuar.

“Mund të mos kenë shqiptarët sukses fare në këto zgjedhje, por është dashur t’i lëmë të bëjnë garë, mirëpo jo interferimi atje dhe përçarja e tyre. Asnjëherë Kosova nuk ka bërë fushatë për të ndarë shqiptarët”, u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se partia në pushtet ka polarizuar Kosovën edhe me aleatët ndërkombëtarë, por edhe me Shqipërinë.

“Ne jemi të mbyllur në një zymtësi polarizuese brenda Kosovës, ku jemi ndarë në tradhtarë dhe patriotë. Paramendoje ti tregosh LDK-së kush është Serbia, LDK që ka ndjekur Serbinë e Millosheviqit nga këtu, është absurde”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, në mandatin e kësaj qeverie, çështje kryesore ka qenë Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat