Analisti Ylli Hoxha, pas takimit të kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sheh shenja që dy partitë në fjalë LVV dhe PDK mund të bëhen bashkë.
“Hapësira për t’u bërë pjesë e qeverisë unë po e lexoj nga ky takim po shoh shenja qe qojnë në atë drejtim,” tha Hoxha.
Sipas tij kjo paraqitje është problematike, “në momentin kur shprehen nga një rivalitet kështu i ashpër i dy protagonistëve që nuk lënë gjë pa thënë, zbuten e flasin këto, tregojnë që këtu ka një marrëveshje.”
Hoxha tha se rëndom qeveritë rrëzohen kur dy subjekte dhe mirren vesh për mundësinë e qeverisjes në të ardhmen e sipas tij nuk rrëzohen kot.
“E kaluara na ka treguar se kur është rrëzuar qeveria pak a shumë është definuar edhe qeveria e ardhshme,” shtoi Hoxha.