Mushkolaj flet për takimin Kurti-Krasniqi: Ja për çka u dakorduan!

Aktuale

Mushkolaj flet për takimin Kurti-Krasniqi: Ja për çka u dakorduan!

Më: 14 maj 2024 Në ora: 07:02
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, mbrëmë në një emsion televiziv ka thënë se takimi mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes këtyre dy partive.

“Nuk është diçka e befasishme kur Krasniqi ka pranuar ftesën, si kryetar i Partisë më të madhe opozitare, që ka më së shumti vota që do të mund të kryenin punë për shpërbë Kuvendin. Përpos që është fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhje tjera pavarësisht që nuk u përmend data, besoj që është marrë vesh edhe për data”, ka deklaruar Mushkolaj..

Mushkolaj ka deklaruar se takimi i kryeministrit Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, është fillim i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Analisti ndër të tjera tha se gjatë takimit mes Kurtit e Krasniqit është vendosur edhe data e zgjedhjeve, por që nuk e bën publike atë.

“Takimi i sotit është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk është diçka e befasishme kur Krasniqi ka pranuar ftesën, si kryetar i Partisë më të madhe opozitare, që ka më së shumti vota që do të mund të kryenin punë për shpërbë Kuvendin. Përpos që është fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhje tjera, pavarësisht që nuk u përmend data, besoj që është marrë vesh edhe për data”, u shpreh Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat