Deputetja e VV-së: Projektet infrastrukturore ishin të keq menaxhuara në të kaluarën

Aktuale

Deputetja e VV-së: Projektet infrastrukturore ishin të keq menaxhuara në të kaluarën

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:07
Mirlinda Tishukaj

deri sa përfaqësues të subjekteve opozitare janë pesimist në realizimin e projekteve, në anën tjetër përfaqësues së partisë në pushtet mos realizimin e projekteve  e lidhin me defeket  që ato kanë pasur nga Qeveritë e kaluara.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj tha se projektet infrastrukturore nuk i kryen shkaku se ishin të keqmenaxhuara në të kaluarën.

“Është plotësisht e drejtë që ka qenë premtim i yni, por ka projekte që kanë qenë të keq planifikuara, keqmenaxhuara dhe të pa shpronësuara që është në kundërshtim me ligjin”, tha ajo.

Më tutje ajo u ankua edhe për buxhetin e vogël që kishin pasur për shpronësime.

“Për këtë arsye ka pasur ngecje dhe na ka pamundësuar që t`i përfundojmë projektet e caktuara. Buxhetin e kemi gjetur për vetëm 12 milionë euro të planifikuara për shpronësime”, u shpreh Tishukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat