Sindikata e RTK-së kërkon shkarkimin e drejtorit të Radios, Arsim Halili

Aktuale

Sindikata e RTK-së kërkon shkarkimin e drejtorit të Radios, Arsim Halili

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:09
Arsim Halili

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Radios, Arsim Halili.

Në një reagim për media të martën, Sindikata tha se ky shkarkim po kërkohet në mënyrë që t’i hapet rrugë një hetimi të gjerë e të papenguar të pasojave nga veprimet e tij.

Mbi të njëjtin bien akuzat e ngritura për dhunë verbale, presion, ndërhyrje në punën e komisionit diciplinor, qortime me ngritje zëri dhe rrahje tavoline etj.

“Është më se e nevojshme të veprohet urgjentisht, në të kundërtën, dhuna verbale ndaj grave si dhe ndërhyrjet në organet të cilat do të duhej të jenë të pavarura në punën e tyre sic është rasti i ndërhyrjes brutale në komisionin diciplinor, do të bëhen normë”, thuhet në deklaratën për media të Sindikatës.

I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë sistematike verbale ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore, Zana Spahiu  tani më e dorëhequr nga Administrata, Arta Bajramit, si dhe gazetares Behare Bajraktari.

Përveç shkarkimit të drejtorit Halili, SPRTK ka kërkuar nga Bordi që ta krijojë mundësinë e rikthimit të Arta Bajramit në RTK, si dhe të Zana Spahiut në krye të komisionit diciplinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat