Rrihen në Kuvend, “pajtohen” në gjykatore

Aktuale

Rrihen në Kuvend, “pajtohen” në gjykatore

Më: 28 maj 2024 Në ora: 20:43
Mergim Lushtaku, Bekim Haxhiu e Hajdar Beqa

Për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës, lënda ka shkuar në ndërmjetësim. Deri te kjo erdhi pasi tre deputetët e PDK-së, Mergim Lushtaku, Bekim Haxhiu e Hajdar Beqa, si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri, Hekuran Murati, u pajtuan me propozimin e gjykatësit të rastit, Eroll Gashi, i cili ua propozoi një gjë të tillë.

Seanca e 13 korrikut të vitit të kaluar, ktheu edhe një herë dajakun në Kuvendin e Kosovës.

Fjalimin e shefit të ekzekutivit për Milan Radojçiqin, e ndërpreu deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku

Ky i fundit, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit.

E kjo bëri që të ndërhyjë ministri i financave, Hekuran Murati e zevendeskryeministri, Besnik Bislimi.

Durakryq nuk qëndruan, as deputetët e PDK-së, Bekim Haxhiu e Hajdar Beqa.

E gati një vit pas kësaj ngjarje, më miqësor të përfshirët në këtë ngjarje, u panë në gjykatore të martën.

Te parët që erdhën këtu, ishin tre deputetët e PDK-së.

E pas tyre edhe zevëndesministri Besnik Bislimi e ministri i financave, Hekuran Murati.

Për ta, kryetar i trupit gjykues, Eroll Gashi, pati një propozim.

Pas kësaj, palëve të përfshira iu dhanë 10 minuta kohë për diskutim.

Me atë që u pajtuan jashtë, e njoftuan gjykatësin pas kthimit në sallë.

Që lënda të shkojë në procedurë të ndërmjetësimit, u pajtua edhe i dëmtuari, ministri Hekuran Murati.

E gjyqtari Eroll Gashi, njoftoi palët për procedurat e radhës, nëse nuk arrihet pajtimi me ndërmjetësim.

Nëse arrihet ky pajtim, aktakuza do të udhet poshtë sikur nuk ka ekzistuar.

Ndryshe, aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj Bislimit, Lushtakut, Beqës dhe Haxhiut, ishte ngritur në tetorin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat