Armatimi në veri/ Ramadani: Indikacion për plane ogurzeza për destabilizimin e Kosovës

Aktuale

Armatimi në veri/ Ramadani: Indikacion për plane ogurzeza për destabilizimin e Kosovës

Nga: A.SH Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:36
Burim Ramadani

Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Derisa dejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka treguar për sasinë e armatimit të sekuestruar.

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.

Pas kësaj ka reaguar ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani i cili ka thënë se gjithë ky armatim në veri është një indikacion për plane për destabilizimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Armatimi në veri, indikacion për plane ogurzeza për destabilizimin e Kosovës.

Tashmë, gati tetë muaj pas sulmit nga Grupi Paramilitar i Serbisë në Banjskë të Zveçanit, situata e sigurisë mbetet e brishtë dhe me mundësi përkeqësimi.

Shtimi i shpejtë i trupave të NATO-s eviton mundësinë e ndonjë sulmi klasik, por rreziku mbetet nga operacionet destabilizuese.

Vigjilenca e sektorit vendor të sigurisë është e domosdoshme, sikurse edhe avancimi i ndërveprimit operacional me NATO-n në mënyrë që të pamundësohet përsëritja e skenareve të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat