Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin Albin Kurti, dhe për momentin, nuk pritet një koalicion LVV-AAK.
Edhe nëse të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ofrohet pozita e presidentit nga VV-ja, Gjini ka ritheksuar se kanë vija të kuqe.
“Për momentin kemi vijë të kuqe për Albin Kurtin… Nganjëherë pavetëdije dhe politika, edhe shoqëria civile, edhe mediat i krijojnë disa profeci vetëpërmbushëse, që e krijon situatën për të cilën flet.
Për shembull nëse në tërë kohën themi se do të dal i pari, ai do të dalë…”, ka thënë Gjini.