Lekaj: Ftesa e Kurtit “lojë hileqare” për të larguar vëmendjen nga KiE-ja

Aktuale

Lekaj: Ftesa e Kurtit “lojë hileqare” për të larguar vëmendjen nga KiE-ja

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:58
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ftesa e kryeministrit, Albin Kurti për darkë që ia ka bërë partive politike ka qenë për të larguar vëmendjen nga moshyrja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave.

Lekaj  tha se AAK i ka thënë Kurtit jo, siç tha ai duke ditur për “lojërat hileqare” që kryeministri bënë.

Tutje, ai tha se kjo parti ka ardhur në përfundim se nga ky takim nuk përfiton asgjë as qytetarët e as Kosova.

“Ftesa e Kurtit me tepër ishte për të zhvendosur vëmendjen, me që ju e dini se sot përfundimisht Kosova me keqardhje e them nuk është hyrë në agjendën e Këshillit të Ministrave për të votuar për anëtarësimin në KiE. AAK-ja e ka refuzuar paraprakisht duke e ditur se Kurti bënë lojëra hileqare dhe se këtë e ka për konsum të brendshëm dhe jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve…Ju e dini se në këto tre vite ka pasur shumë gjëra që është dashur paraprakisht të diskutohet me opozitën…dhe nuk e ka bërë dhe tash ‘kur i dridhet toka ndër këmbë’ , ai zgjedh momentin më kritik që gjendët dhe e fton opozitën”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai tha se partia e tij është gati për zgjedhje dhe është absurde mos të kërkohet dorëheqja e Kurtit.

“Ne ai AAK jemi të gatshëm për zgjedhje, sepse është absurde që opozita të mos kërkojë zgjedhje dhe mos ta kërkojë dorëheqjen e kryeministrit me të gjitha këto veprime negative që i ka bërë, këto të këqija` që ia ka pru Kosovës…”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat