Haradinaj: Draft-statuti i Asociacionit tani s’jep efektin e duhur, jemi vonë për anëtarësim në KiE

Aktuale

Haradinaj: Draft-statuti i Asociacionit tani s’jep efektin e duhur, jemi vonë për anëtarësim në KiE

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:47
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në fund të muajit maj, tashmë nuk e jep efektin e duhur.

Kreu i AAK-së, e vlerëson faktin që Kosova të bëjë draftin për Asociacionin, pasi sipas tij një gjë është kërkuar edhe në të kaluarën.

“Besoj se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara. Tani për fat të keq nuk jep efektin e duhur. Por është mirë që drafti që shkon të jetë i punuar prej Kosovës. Pra mendoj se është shumë ma mirë që të jetë një draft i Kosovës, e kemi kërkuar edhe në të kaluarën”, ka thënë Haradinaj, derisa ka shtuar se ky draft do të jetë në frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit me ShBA-në.

“Është në frymën e një bashkëpunimi të tillë dhe koordinimi që Kosova të jep propozimin e vet”, tha kreu i AAK-së.

Por, Haradinaj thekson se Kosova është e vonuar për draft-statutin e Asociacionit lidhur me anëtarësimin në KiE.

“Sidomos për interesin tonë për anëtarësim në Këshill të Evropës jemi vonë” E përkrahim idenë që Kosova me dhënë draftin, pasi ky që e ka dhënë Bashkimi Evropian është i keq”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat