Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate shkruan në facebook se ‘iku dita’ kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës, njohje nga 5 shtetet e BE-së.
Sipas tij, për themelimin e Asociacionit po ofrohet vetëm pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, madje sipas tij, as kjo nuk është e sigurtë.
Postimi i plotë:
IKU DITA kur asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia që për pasojë me automatizëm Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, do të njihej nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur. Me shumë gjasë edhe antarësim në OKB!
Tash ERDHI DITA kur themelimi i asociacionit po ofrohet vetëm për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe as kjo nuk është e sigurtë!
Të kesh mbi 50% të votave si askush më parë, dhe ta sjellësh Kosovën në këtë gjendje është më tepër se dështim!
Letërnojftimi i kësaj qeverie: 50% të votave për 100% dështim!