Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se sipas burimeve të tij zyrtare konfirmohet se ka një përpjekje serioze të mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare që në afat prej tetë javëve të ketë një mbledhje të re të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në KiE.
“Nuk bëhet fjalë për hipotezë”, ka thënë Hoxha.
Në ndërkohë, Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovës. Kësaj here presidenca i ka reaguar Donika Gërvallës duke i gjetur edhe gabime në data.
Bekim Kupina, ka thënë se Qeveria dhe MPJD nuk kanë treguar koordinim e bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas tyre, kjo nuk e ndihmon Kosovën.