“Po ia kryen punët Serbisë”, Kraki ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kaq vite ka që punon kundër Kosovës!

Aktuale

“Po ia kryen punët Serbisë”, Kraki ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kaq vite ka që punon kundër Kosovës!

Nga: A.M. Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:56
Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki

Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, ka bërë një reagim në lidhje me qasjen e Shqipërisë ndaj Kosovës.

Kraki potenoci se po bëhen 5 vite që Shqipëria zyrtare punon kundër Kosovës, duke thënë se madje ajo po Ia kryen punët e jashtme Serbisë.

“Po bëhen 5 vite që Shqipëria zyrtare punon kundër Kosovës duke lobu në favor të strategjisë panserbe në Ballkan. Dhe derisa punët e jashtme të Serbise i kryen Shqipëria, është normale që Vuça me radojat e tij të merren me taktika sabotimi dhe të bëjnë gati inkursione tjera terroriste për ta marrë me forcë veriun ose të paktën për ta obligu Kosovën që t’ia plotesojë kërkesën Shqipërisë me « kryerjen e detyrave » në favor të Serbisë”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Botë e çuditshme…

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, të cilit as emrin nuk ia di prej kur Edi Rama u shpallë ministër i krejt ministrive e përgjegjës i asnjëres, e kishte ftu Kosovën që « t’i kryejë detyrat nëse dëshiron Këshill të Evropës ».

Po bëhen 5 vite që Shqipëria zyrtare punon kundër Kosovës duke lobu në favor të strategjisë panserbe në Ballkan. Dhe derisa punët e jashtme të Serbise i kryen Shqipëria, është normale që Vuça me radojat e tij të merren me taktika sabotimi dhe të bëjnë gati inkursione tjera terroriste për ta marrë me forcë veriun ose të paktën për ta obligu Kosovën që t’ia plotesojë kërkesën Shqipërisë me « kryerjen e detyrave » në favor të Serbisë.

Ndërkohe, Edi Ramës, i përbuzur dhe demaskuar nga çdo shqiptar që shqip mendon, i duhet të shkojë në Greqi për t’u patriotizu artificialisht me kengën Kuq e Zi në sfond. Këngë që së shoejti do zëvendësohet me brohoritjet çetnike «vrite shqiptarin» dhe «Kosova është Serbi» tash që edhe futbollin, sportin që e ka bërë realitet bashkimin kombëtar, Shqipnia jonë e bashkoi me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat