“Enver Sekiraqa nuk është arratisur”/ Besnik Berisha paralajmëron detaje për arratisjen e “bujshme” dhe reagimet politike

Aktuale

“Enver Sekiraqa nuk është arratisur”/ Besnik Berisha paralajmëron detaje për arratisjen e “bujshme” dhe reagimet politike

Nga: M.L. Më: 19 maj 2024 Në ora: 21:21
Enver Sekiraqa

Policia po i vazhdon kërkimet për Enver Sekiraqën, të dënuarin me 25 vjet burg për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Të shtunën, policia nuk e kishte gjetur të dënuarin në shtëpi, të cilit i ishte bërë thirrje që të paraqitej në organet e rendit.

Këtë situatë e ka komentuar avokati Besnik Berisha, i cili ka folur lidhur me reagimet e politikanëve në lidhje me arratisjen e Sekiraqes.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se me këto reagime politike nuk mund të ketë gjykim të drejtë ndaj Sekiraqës.

Madje ai ka thënë se i dënuari nuk është arratisur, por as nuk duhet kryqëzuar ata që e kanë lënë të lire.

Postimi i plotë:

Sa më shumë reagime nga politikanët për rastin e Enver Sekiraqës, aq më shumë shtohet bindja se ai nuk mund të ketë gjykim të drejtë në një ambient si ky. Nuk fitohen zgjedhjet duke bërë gjyqtarin në Facebook!

Edhe pse Enver Sekiraqa nuk është arratisur, nuk duhet kryqëzuar ata që e kanë lënë të lirë, dhe nuk duhet lavderuar as ata që në shkelje të ligjit dhe kushtetutës kanë urdhëruar masën e paraburgimit.

Për më shumë detaje, flasim herë tjetër 🙂!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat