Çfarë thotë Edi Rama për letrën e Scholz, Macron & Meloni për Qeverinë Kurti

Aktuale

Çfarë thotë Edi Rama për letrën e Scholz, Macron & Meloni për Qeverinë Kurti

Më: 20 maj 2024 Në ora: 11:14
Edi Rama

Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese është Drafti Evropian, kryeministri shqiptar Edi Rama, e komenton kështu:

“Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme.

Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë.

Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Koosva do të ishte në Këshillin e Evropës.

Gjëja që unë besoj, është se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kisha zgjedhë ndryshe.

Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia.

Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se cka duhet të bëj Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.

Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitein e vet ndërkombëtar.

Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.

Shko tani merruni me ata tjerët atje.

Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive”, tha kryeministri Edi Rama.

Lidhur me Samitin në Kotor, kryeministri Edi Rama, përmbledhi kështu përmbajtjen e tij:

“Na jep mundësinë që ne të mund të hyjmë në BE përmes zonave të caktuara të sistemit të BE-së dhe të marrim ato përfitime që ndryshe do i mernim kur bëhemi anëtar të BE-së.

Sot kur po flasim të gjithë shqiptarët që janë në vendet e BE, kur cojnë para në Shqipëri apo në Kosovë, kanë një kosto shumë të lartë nëse do të trasnferonin paratë që do të conin nga Franca në Zvicër apo nga Suedia në Zvicër.

Një nga gjërat që ndodhin, kemi bërë goxha punë për këtë, është se nuk do ketë më barrë ekstra për shqiptarët e Shqipërisë që trasnferojnë para nga Franca, Gjermania, Italia apo nga ndonjë vend tjetër.

Kemi një sërë pikash kufitare si rajon me vendet e BE-së, do të jetë i njëjti regjim si mes vendeve të BE-së, plus përkundër reformave që kemi marrë përsispër që kanë të bëjnë me anëtarësimin. Janë edhe 6 miliardë dhe do të ndahen pavarësisht se cka bën ti. Do jepen vetëm në bazë të performancës.

“E mira e këtij plani, është se gjithkush do të bëj punën e vet. Kush ka probleme me tjetrin nuk do të përfitojë nga plani”, tha Rama.

“Unë respekotj faktin që Kosovën nuk e qeveris Shqipëria, por e qeverisë Kurti, është domosdoshmëri me e respektu”, përgjigjet kryeministri Edi Rama, kur pyetet lidhur me anëtarsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Unë nuk kam pasë ndonjëherë ambicie të mirrem me parti politike në Kosovë, as t’i tregoj Kosovës që babën e keni këtu në Tiranë.

Unë thjeshtë jam mundu t’i tregoj Kosovës sic e shohim më të mirën nga Shqipëria. Ne nuk jemi palë në Kosovë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat