Ish-zv.ministri i Financave: Të ndalohet qarkullimi i parave ilegale në Kosovë

Aktuale

Ish-zv.ministri i Financave: Të ndalohet qarkullimi i parave ilegale në Kosovë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:38
Fatmir Gashi

Ish zv.ministri i Financave, Fatmir Gashi ka thënë se duhet të ketë koordinim nga Kosova e Serbia për çështjen e dinarit e jo të ketë veprime të njëanshme.

Gashi operacionin e policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë më 20 maj e ka quajtur “veprim të njëanshëm” duke thënë se kur ka diçka ilegale ajo duhet të ndërpritet por të ketë koordinim.

“Askush nuk mund të veprojë si bankë në Kosovë pa licencë dhe sigurisht që organet duhet të veprojnë kur ka institucione pa licencë. Për çështjen e dinarit serb duhet të ketë koordinim e jo të ketë veprime të njëanshme.

Duhet të ndërprehet qarkullimi i parave ilegale në Kosovë në kanale ilegale, kjo është synimi kryesor”, ka deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat