ZPS: Nuk synojmë të mbështetemi në dëshmitë e 10 dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

Aktuale

ZPS: Nuk synojmë të mbështetemi në dëshmitë e 10 dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:45
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një parashtrimin përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që nuk do të mbështetet në dëshminë e dhjetë dëshmitarëve.

Në parashtrimin e 21 majit 2024, prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se ZPS-ja synon që të dorëzojë me shkrim dëshmitë e 13 dëshmitarëve në vend që t’i thërras që të dëshmojnë fizikisht, raporto “Betimi për Drejtësi”.

“Pas shqyrtimit të faktorëve të tillë, ZPS nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e dhjetë (10) dëshmitarëve në vijim: [REDAKTUAR]. Përveç kësaj, ZPS-ja synon t’i dorëzojë me shkrim dëshmitë e trembëdhjetë (13) dëshmitarëve në vijim, në vend që t’i thërrasë ata të dëshmojnë…”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.

Sipas këtij parashtrimi, ZPS-ja do të vazhdojë të bëjë shqyrtime të radhës dhe kështu që parashikojnë që të bëjnë njoftime të tjera lidhur me ndryshime shtesë në listën e tyre të dëshmitarëve që synojnë të thërrasin.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat