Hyseni: Raporte më ndryshe Kurti-Osmani, nuk e kemi në diskutim rikthimin e Osmanit në LDK

Aktuale

Hyseni: Raporte më ndryshe Kurti-Osmani, nuk e kemi në diskutim rikthimin e Osmanit në LDK

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:45
Ekrem Hyseni

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni thotë se e sheh se ka raporte më ndryshe mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

‘’Kemi raporte më ndryshe mes Kurtit dhe Osmanit, por nuk kam ndonjë informatë me të saktë’’, thotë ai.

Hyseni thotë se është i mendimit se duhet të ketë raport dhe është domosdoshmëri funksionimi i raporteve Presidencë-Kryeministri dhe se duhet pasur përgjigje nga ata për krizat e jashtme dhe të brendshme.

 ‘Unë mendoj se duhet me qenë domosdoshmëri e madhe funksionimi i kryeministrisë dhe Presidentes, që të japin përgjigje krizave që kemi të bëjmë edhe me aleatët tanë, por edhe krizave të brendshme’’, thekson ai.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, thotë se aktualisht nuk është se kanë diskutuar rreth mundësisë së rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK, pasi kësaj të fundit t'i mbarojë mandati si Presidente e Kosovës.

‘’Kjo temë nuk është diskutim, sot nuk kemi as qëndrim e as mendim për këtë pjesë’’, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat