Osmani kujton masakrën e Dubravës: U shpërfaq egërsia e pushtetit kriminal serb

Aktuale

Osmani kujton masakrën e Dubravës: U shpërfaq egërsia e pushtetit kriminal serb

Më: 22 maj 2024 Në ora: 10:43
Burgu i Dubravës.

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e burgut të Dubravës.

“25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë”.

Ajo thotë se kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik, të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg.

“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë të vazhdojnë ta mbrojnë të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, shkruan Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat