Petkoviq i shkruan letër Lajçakut, ankesa e trillime për Policinë e Kosovës

Aktuale

Petkoviq i shkruan letër Lajçakut, ankesa e trillime për Policinë e Kosovës

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:37
Foto nga takimi

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i ka shkruar një letër plot ankesa ndaj Prishtinës zyrtare, ndërmjetësit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai ka trilluar në ankesën e tij tek Lajçaku se Policia e Kosoëvs në aksonin e fundit në komunat veriore, u fut me armë të gjata dhe pajisje të plota ushtarake për t’i frikësuar civilët dhe punonjësit në Bankën Postare të Kursimeve.

Tanjug në letrën të cilën e ka parë thotë se Petkoviq i kërkoi Lajçakut që në mënyrë të besueshme t’u raportonte vendeve anëtare të BE-së për siç ka pretenduar ‘veprimet destabilizuese të Prishtinës dhe nëpërkëmbjen e dialogut dhe hapave konkretë që do të parandalonin të gjitha aktet e njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës në të ardhmen’.

‘’Ai theksoi se aksioni i ri i njëanshëm, në të cilin u angazhuan pjesëtarët e njësisë speciale, të përbërë ekskluzivisht nga pjesëtarë shqiptarë, është vazhdimësi e dhunës me motive etnike kundër serbëve, me të cilën Prishtina qëllimisht po ua prish jetën e përditshme dhe po krijon qëllimisht jetesë të padurueshme për ta’’.

Mes tjerash Petkoviq e ka cilësuar aksionin e Policisë së Kosovës, pushtim të veriut dhe sipas tij Prishtina ka shkelur drejtpërdrejtë autoritetin e BE-së.

‘’Ai shtoi se me pushtimin, Prishtina shkeli drejtpërdrejt autoritetin e BE-së, si dhe se është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pritjes së deklaruar publikisht të Lajçakut se është e mundur që ai të mund të thërrasë një takim tjetër në periudhën e ardhshme dhe lidhur me vendimin e Prishtinës për shfuqizimin e transaksioneve të pagesave të dinarit dhe dinarit në Kosovë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat