Stublla-Haradinaj: Aksioni në veri ndikon në ndalimin e pastrimit masiv të parave për interesat personale të zyrtarëve të lartë të Serbisë

Aktuale

Stublla-Haradinaj: Aksioni në veri ndikon në ndalimin e pastrimit masiv të parave për interesat personale të zyrtarëve të lartë të Serbisë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Stublla-Haradinaj ka reaguar pas mbylljes së filialeve të Bankës Postare Kursimore në veri, ku gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë konfiskuar 1.6 milion euro dhe mbi 74 milionë dinarë.

Në një postim në rrjetin X, ish-ministrja Stublla-Haradinaj ka thënë se mbyllja e pesë lokacione të degëve të bankave ilegale serbe në veri ndikon në ndalimin e pastrimit masiv të parave për interesat personale të zyrtarëve të lartë të Serbisë - Partia SNS e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, Kosova ka ndërprerë aktivitetet kriminale ('projektet') të shpallura nga strukturat ilegale paralele të Serbisë, të financuara me para të gatshme nga dinarë serbë nga Serbia, të blera nga kompanitë në pronësi të kriminelit Milan Radojçiq të sanksionuar nga SHBA/Britania e Bashkuar, por nuk u realizuan kurrë.

“Bllokimi i financimit të drejtpërdrejtë të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë nëpërmjet grupeve kriminale të Radojçiq dhe gjithashtu financimi i valëve ekstremiste ruse në kufirin tonë ka thyer ciklin e shantazhit dhe frikësimit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në komunat veriore”, ka shkruar Stublla-Haradinaj.

Ajo ka përkujtuar se tri nga pesë objektet/lokacionet e synuara janë uzurpuar ilegalisht nga strukturat ilegale të Serbisë që veprojnë në veri pa paguar qira, dhe thuhet se janë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se të gjitha veprimet e mëtejme policore në lidhje me filialet e mbyllura të Bankës Postare Kursimore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat