Mimoza Kusari – Lila, nga Pittsburgh-u në politikë

Aktuale

Mimoza Kusari – Lila, nga Pittsburgh-u në politikë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:20
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka ndarë rrëfimin e saj për rrugëtimin nga jeta jashtë politikës deri te angazhimi në skenën politike.

Në një intervistë për emisionin Reload, ajo ka treguar se fillimet e saj me studime në Amerikë dhe ndikimi familjar luajtën një rol të madh në formimin e saj politik.

Kusari – Lila ka shkuar në SHBA në vitin 1999 dhe ka filluar studimet për master në Pittsburgh në janar të vitit 2000, të cilat i përfundoi në korrik të vitit 2001.

Ajo përmendi se nëna e saj ishte një person me shumë energji dhe pasion për muzikën, ndërsa nga babai dhe familja në Gjakovë mori vlerat kombëtare dhe frymën e kauzës së përgjithshme.

“Kur shkova në Amerikë, i kam marrë shumë për zemër çfarë mund të bësh për vendin. Kthesa vendimtare për hyrjen time në politikë erdhi në vitin 2009 kur vendosa të garoj për kryetare të Gjakovës për herë të parë. Ajo ishte koha kur në SHBA fitoi Barack Obama, një storie inspiruese dhe moment frymëzues. Edhe gjatë qëndrimit tim në Amerikë, kam marrë pjesë në aktivitete vullnetare për komunitetin,” ka deklaruar Kusari Lila.

Po ashtu, Kusari – Lila ka folur edhe për familjen, duke treguar sesi edhe djali i saj, ka vazhduar studimet në të njëjtin fakultet në Amerikë, duke u inspiruar nga historia e saj.

“Mbas studimeve në vitin 2005 kam qenë vizitë me një universitet, dhe kam shkuar ta vizitoj edhe universitetin ku kam qenë para 5 vitesh, por kur shkova ndoshta prej gjendjes emocionale dhe për faktin se kur kam qenë atje kam qenë pa familje, qysh jam nda nga familja gjatë luftës si refugjate, u emocionova shumë aq shume sa që nuk kam mundur t’i vizitojë të gjithë njerëzit aty. Adrit (djalit tim), ja kam treguar storien, atij i ka bërë përshtypje, por kur ka qenë me vizitu gjatë shkollës së mesme. E ka kërku ditën kur ka biseda me studentë edhe vendos me apliku, edhe na tregon. Burri ka thënë se pse atje aq larg. Dhe ai vendosi aplikoi për bursë e fitoi atje, ka pasur një pritje shume të mirë. Dhe për besë nuk i kam thënë unë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat