​KFOR-i përfundon stërvitjen ushtarake “Platinum Sabre 2024”

Aktuale

​KFOR-i përfundon stërvitjen ushtarake “Platinum Sabre 2024”

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:16
KFOR

Komanda Rajonale në perëndim e misionit KFOR, udhëhequr nga NATO, ka përfunduar sot stërvitjen “Platinum Sabre 2024” në afërsi të aeroportit të Gjakovës.

Në stërvitje morën pjesë disa njësi të KFOR-it, duke përfshirë Batalionin Rezervë Operacional të Turqisë, Batalionin e Aviacionit dhe Batalionin e Vëzhgimit dhe Zbulimit të Inteligjencës.

Gjatë stërvitjes u kryen aktivitete të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë kordonin dhe kërkimin, procedurat e evakuimit mjekësor dhe menaxhimin e hapësirës ajrore.

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka folur mbi rëndësinë e kësaj stërvitjeje të trupave të misionit që ai drejton për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Përfundimi i stërvitjes “Platinum Sabre 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të qëndrueshme për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të shkëlqyer të treguar nga të gjithë pjesëmarrësit,” tha ai.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat