Anëtari i grupit të Millan Radoiçiq ishte në protestën e së hënës në veri

Aktuale

Anëtari i grupit të Millan Radoiçiq ishte në protestën e së hënës në veri

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:54
Aleksandër Bozoviq

Policia e Kosovës kishte ndërmarr aksion të hënën, në katër komunat veriore, në 6 objekte bankare financiare nga Serbia, të cilat dyshoheshin për shpërlaje parash.

Në lokacionin veri të Mitrovicës, disa qytetarë serbë patën kundërshtuar këto veprime të policisë së Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe Aleksandër Bozoviq, i cili siç ka mësuar televizioni, është anëtari i grupit të kryeterroristit, Millan Radojiçiq, i cili kreu sulmin me grupin e tij paraushtarak më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Bozoviq,  po vendoste maskën, ndërkohë që nuk figuron në listën e kërkimit nga policia e Kosovës e as nga INTERPOL-i.

Policia tashmë i ka shqiptuar gjobë për veprën penale tentim për nxitje dhe urrejtje.

“ Ky person nuk ka qenë në kërkim, i kemi shqiptuar tiketë sipas ligjit për tubime publike, i kemi edhe dy të tjerë, me njërin jemi marrë edhe me tjetrin do të merremi. Ne tregojmë me këtë se kemi qasje te gjithkush, tek personat e caktuar që duhet me shkua me i marrë edhe me i sjell në stacion dhe do ta kryejmë punën tonë ashtu siç është paraparë me ligj”, ka thënë Elshani.

E njohësit e sigurisë vlerësojnë se paraqitja e personave që kanë qenë pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri, janë tregues se po punohet për rikthim të protestave në katër komunat veriore.

“ Mendoj që duhet të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me partnerët tanë strategjik, QUNT-in, Bashkimin Evropian, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngase paraqitjet sikur të Aleksandër Bozoviq, por edhe të tjerëv, në këto tubime mund të paralajmërojnë mundësinë e rikthimit të protestave por edhe të ekstremistëve. Me kujdes duhet t’i përcjellim këto, pasi që, këto paralajmërime të ndërkombëtarëve”, ka thënë Nuredin Ibishi.

Profesori i kriminalistikes, Fatmir Çollaku, tha se grupi i Millan Radojiçiq, mund të rigrupohet përsëri për të nxitur tensione në veriun e shtetit.

“ Çdo pakënaqësi reale e qytetarëve në pjesën veriore, janë arsyeje më shumë përkatësisht pretekst i grupit të Radojiçiqit dhe strukturave të ngjashme për t’u riaktivizuar dhe për të realizuar misionin që kanë veç moti për ta destabilizuar Kosovën në kuptimin e prishjes se rendit juridik dhe kushtetues. E shoh mundësinë e rikthimit, e shoh mundësinë e ristrukturimit të grupit të Radojiçiqit”, vlerëson ai.

Më 26 dhe 29 maj 2023, protesta e thirrur kundër hyrjes së kryetarëve në godinat e komunave, u përcoll me eskalim të situatës, ku mbetën të lënduar pjesëtarë të KFOR-it, u sulmuan Policia e Kosovës dhe gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat