Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, i ka dalë në “mbrojtje” deklaratës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me ish-emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
Kraki thotë se Berisha me të drejtë ka reaguar, kjo pasi ish-emisari në 3 vjet mandat trofe ka pasur trimërimin dhe fuqizimin e Serbisë.
Sipas Krakit, me qasjen e Escobar madje deri edhe në “lejen” për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën, ai ka fuqizuar Rusinë në Ballkan dhe ka vepruar në kundërshtim të hapur me interest gjeostrategjike afatgjata amerikane në Evropë.
“Me shumë të drejtë kishte reaguar ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ndaj një deklarate skandaloze të ish- emisarit amerikan, i cili e kreu misionin pa asnjë rezultat pozitiv në Ballkan. Trofeu i tij i vetëm pas 3 vitesh mandat do mbetet trimërimi dhe fuqizimi i Serbisë, deri në « lejen » për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën, projektin e vetëm te suksesshëm m amerikan në botë. Me këtë qasje, ai e ka fuqizuar Rusinë në Ballkan dhe ka vepruar në kundërshtim të hapur me interesat gjeostrategjike afatgjata amerikane në Evropë. Prandaj unë e kam konsideruar qasjen e tij si antiamerikane”, ka shkruar Kraki.
Sipas tij, Amerika e Escobarit, e Juri Kimit, e Chris Hillit, e Palmerit është Amerikë pa strategji të qartë, Amerikës së cilës emri e fuqia i përdoren e abuzohen nga lloj diplomatësh për interest e tyre të ngushta dhe në shërbim të bindjeve personale në këtë rast pro- sllave.
“Amerika që ne duam e njohim, Amerika që mbron popuj të shtypur me aspirata demokratike, ajo Amerika që e ka bërë të mundur Kosovën shtet NUK ËSHTË Amerika e Escobarit. Amerika e Escobarit, e Juri Kimit, e Chris Hillit, e Palmerit është Amerikë pa strategji të qartë, Amerikë të cilës emri e fuqia i përdoren e abuzohen nga ky lloj diplomatesh, për interesat e tyre të ngushta dhe në shërbim të bindjeve personale, në këtë rast pro-sllave.
Unë dhe secili person që ka dy fije mend e denoncojmë këtë Amerikë pa bisht pa krye dhe presim që Amerika e vërtetë, ajo e vlerave dhe e vizionit global të rikthehet aktivisht në çështjet komplekse të botës.Rroftë Amerika! Poshtë tuxharët amerikanë me imunitet diplomatik që pasurohen e faktorizohen duke e tradhtu Amerikën në Ballkan”, ka shkruar tutje profesori.