Ish-deputetja e LDK-së: Vjosa Osmani më shumë është parë si Presidente e Vetëvendosjes se si Presidente e popullit

Aktuale

Ish-deputetja e LDK-së: Vjosa Osmani më shumë është parë si Presidente e Vetëvendosjes se si Presidente e popullit

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:04
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, duke diskutuar qëndrimin e Presidencës se letra e  Qeverisë e dërguar në Këshillin e Evropës, nuk është konsultuar e dakorduar me presidenten e Kosovës, foli për rolin e Vjosa Osmanit si presidente.

Tërmkolli tha në Pressing se Osmani është vlerësuar si presidente e Vetëvendosjes dhe jo si e Kosovës.

“Ne e dimë që shumë herë është vlerësu si presidente e Vetëvendosjes sesa një presidente që përfaqëson unitetin e popullit.

Prandaj mendoj që këto që po ndodhin tash janë më tepër do sekuenca që përpiqen mi shpreh disa dallime të cilat në esencë nuk thojnë shumë dhe nuk ndryshojnë kurgjë. Realisht nuk ka ndryshu kurgjë ne qeverisje”, tha Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat