Berisha e akuzon Kurtin për tradhti, kërkon padi ndaj tij

Aktuale

Berisha e akuzon Kurtin për tradhti, kërkon padi ndaj tij

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:23
Hisen Berisha

Hisen Berisha nga PDK-ja ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për tradhti kushtetuese dhe veprime që po e zhbëjnë Kosovën në aspektin kushtetues dhe parimeve bazë.

Berisha ka theksuar se veprimet e Kurtit, duke përfshirë marrëveshjen e dakorduar me Serbinë në vitit 2023, “shkelin Kushtetutën dhe e bëjnë atë përgjegjës për situatën e tanishme politike”.

Ai ka thënë se, në bazë të ligjeve penale të Evropës dhe botës, veprimet e tilla përbëjnë tradhti ndaj rendit kushtetues të Kosovës, dhe ka bërë thirrje për të ushtruar padi ndaj kryeministrit Kurti.

“Në prizmin tim Kurti me marrëveshje të vitit 2023 duke e cenuar Kushtetutshmërinë ka rrëshqitur në tradhti, dhe ndaj Kurtit po të ketë njerëz përgjegjshëm dhe institucione të përgjegjshme duhet me ushtruar padi sepse në të gjitha ligjet penale të Evropës në botë marrëveshjet dhe statuti i fundit përbëjnë tradhti ndaj rendit kushtetues të Kosovës prandaj duhet ushtruar padi ndaj tij”, ka deklaruar Berisha në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat