Pas përplasjeve e reagimeve kundër Presidentes Osmani, reagon bashkëshorti i saj

Aktuale

Pas përplasjeve e reagimeve kundër Presidentes Osmani, reagon bashkëshorti i saj

Nga: H.O. Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:04
Vjosa Osmani, Prindon Sadriu

Pas komenteve dhe përplasjeve për Presidenten, Vjosa Osmani, ka reaguar bashkëshorti i saj, zotëriu I parë, Prindon Sadriu.

Ai duke marr shkak takimin e presidentes Osmani me Ministren e Ambientit, nga Shqipëri, Mirela Kumbaro ka cituar disa fjalë të presidentes:

“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona. Faleminderit Mirela për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.

E, bashkëshorti i saj, shkruan se ‘ashtu edhe në trajtën njerëzore, Vjosa njihet për qëndrueshmërinë dhe guximin e saj.

“Lumi Vjosa, i njohur për natyrën e bukur dhe mahnitëse, përshkon zemrën e Ballkanit Perëndimor dhe gurët e tij, të formuar nga rrjedhat dhe erozionet shekullore, mishërojnë forcën dhe qëndrueshmërinë. Ashtu edhe në trajtën njerëzore, Vjosa njihet për qëndrueshmërinë dhe guximin e saj. Njejtë si Vjosa, edhe gurët e lumit Vjosa simbolizojnë forcën e qëndrueshmërisë”, shkruan Sadriu.

Ndryshe, pak më parë, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, duke diskutuar qëndrimin e Presidencës se letra e Qeverisë e dërguar në Këshillin e Evropës, nuk është konsultuar e dakorduar me presidenten e Kosovës, foli për rolin e Vjosa Osmanit si president, duke thënë se Osmani është vlerësuar si presidente e Vetëvendosjes dhe jo si e Kosovës.

“Ne e dimë që shumë herë është vlerësu si presidente e Vetëvendosjes sesa një presidente që përfaqëson unitetin e popullit. Prandaj mendoj që këto që po ndodhin tash janë më tepër do sekuenca që përpiqen mi shpreh disa dallime të cilat në esencë nuk thojnë shumë dhe nuk ndryshojnë kurgjë. Realisht nuk ka ndryshu kurgjë ne qeverisje”, tha Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat