Kamberi thotë se kishte indikacione që Enver Sekiraqa ishte arratisur

Aktuale

Kamberi thotë se kishte indikacione që Enver Sekiraqa ishte arratisur

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:41
Fetije Kamberi

Gazetarja Fetije Kamberi duke elaboruar një përmbledhje të rrjedhës së rastit të Enver Sekiraqës, ka thënë se si indikacion i parë që ai është arratisur ka qenë mungesa në seancën e 3 majit, aty ku atij i është shqiptuar dënimi më 25 vjet burgim.

Kamberi ka njoftuar pas ndryshimit të vendimit për Sekiraqën, Policia e Kosovës ka qenë më 17 e 18 maj në shtëpinë e tij, për ta sjellë në paraburgim, por që nuk e ka gjetur aty.

Ndërsa ajo thekson se nuk ka pasur lëvizje nga Policia e Kosovës që me tregu se Sekiraqën nuk e kanë gjetur në shtëpi.

“Si indikacion i parë i arratisjes së Enver Sekiraqës ka qenë pikërisht 3 maji kur ai nuk është paraqitur në seancën në të cilën i është shqiptuar dënimi prej 25 vjetësh burgim. Kur është rikthyer më 17 maj nga Gjykata e Apelit Policia ka shkuar me kthy në paraburgim Sekiraqën dhe nuk e ka gjetur aty. Nga 17 maji nuk ka pasur lëvizje nga Policia e Kosovës që me tregu se Sekiraqën nuk e kanë gjetur në shtëpi për me rikthy nga masa e arrestit shtëpiak në paraburgim. Më 18 maj prapë policia kanë tentuar me sjell në paraburgim, por që nuk e kanë gjetur me arsyetim e familjarëve që nuk është aty, ka dalë dhe nuk ka telefon me kontaktuar” është shprehur ajo.

Gazetarja thotë se institucionet reaguan vetëm pasi lajmi u publikua.

Ajo vë në pikëpyetje që arratisja e Sekiraqës do të bëhej e ditur pa interesimin e mediave.

“Pasi kemi raportuar që Sekiraqa është arratisur, ka dalë me reagim edhe Policia e Kosovës me komunikatë, pastaj ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë. Nëse nuk do të ishte media, nuk e di nëse do të dihej që Sekiraqa është arratisur”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat