Pesë të plagosur brenda një nate në Pejë e Prizren

Aktuale

Pesë të plagosur brenda një nate në Pejë e Prizren

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Incidente të rënda kanë tronditur qytetin e Pejës dhe Prizrenit gjatë natës së mërkurë, ku pesë persona janë plagosur.

Në Prizren, një incident me armë zjarri në fshatin Gjonaj ka rezultuar në plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Autoritetet, duke përfshirë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, janë në punë për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarve.

Ndërkohë, në Pejë, tre persona janë plagosur në një incident tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat