Incidente të rënda kanë tronditur qytetin e Pejës dhe Prizrenit gjatë natës së mërkurë, ku pesë persona janë plagosur.
Në Prizren, një incident me armë zjarri në fshatin Gjonaj ka rezultuar në plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Autoritetet, duke përfshirë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, janë në punë për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarve.
Ndërkohë, në Pejë, tre persona janë plagosur në një incident tjetër.