Ibishi pret lajme pozitive për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Aktuale

Ibishi pret lajme pozitive për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Më: 22 maj 2024 Në ora: 23:59
Ilustrim

Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila në fund të kësaj jave do të mbajë punimet e sesionit pranveror, ku do të shqyrtohet kërkesa e Kuvendit të Kosovës për avancimin e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asocuar.

E nga kjo mbledhje lajme pozitive pret eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe dhe më pas anëtarësimin në NATO ku ai thotë se Kosovës i ka plotësuar kushtet.

Mendoj që do të ketë lajme të mira. NATO është shumë e nevojshme për neve. Duhet të kalojmë në fazën e Partneriteti për Paqe për anëtarësim dhe mendoj se kemi plotësuar standardet”, ka thënë Ibishi.

Ai ka thënë se Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s brenda një kohe jo edhe shumë të gjatë.

“Duhet kohë, jo shumë dhe ndoshta edhe vet situata e sigurisë do të ndikojë që Kosova të anëtarësohet edhe më shpejtë”, ka thënë ai.

Pjesëmarrës në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të jetë edhe një delegacion nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova është përfshirë në agjendë me rekomandimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për dhënien e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asocuar për Kuvendin të Kosovës, më 24 mars të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat